Shqipëria nën ethet e tërmeteve, çfarë po ndodh?! 42 lëkundje në 24 orë

891
Sigal

Janë 42 tërmete me magnitudë më shumë se 3 ballë, që kanë goditur Shqipërinë brenda 24 orëve të fundit. Harta e publikuar nga qendra ndërkombëtare e tërmeteve, tregon vendin ku ka qenë epiqendra e çdo tërmeti që ka rënë në vendin tonë gjatë këtyre orëve.

Në muajin shtator kur Shqipëria u përfshi nga disa tërmete, nuk u ndjenë kaq shumë lëkundje dhe të kësaj force sa sot. Mediat e huaja dhe qendrat studimore që merren me tërmetet, i ka dedikuar disa postime tërmeteve në Shqipëri. Ato japin këshilla si të reagoni ndaj tërmeteve dhe masat që duhet të merrni kur fillojnë lëkundjet.