Kthehen në Shqipëri 30 të riatdhesuarit e parë nga Stambolli

243
Sigal

Ditën e sotme aeroporti i Rinasin hapi dyert për të gjithë shqiptarët e mbetur jashtë kufijve për shkak të Koronavirusit. Fluturimet e para kanë nisur nga Roma dhe Stambolli drejt Shqipërisë.

30 udhëtarët e parë që janë riatdhesuar nga Stambolli kanë mbërritur në Rinas dhe janë karantinuar në një nga hotelet e Durrësit. Mes tyre janë 25 studentë, të cilët do të karantinohen për 14 ditë.

Përpos akomodimit dhe ushqimit, është vendosur një staf mjekësor për të bërë kontrollet e nevojshme dhe për të ndjekur gjendjen e qytetarëve të ardhur nga Stambolli.

Në po të njëjtin hotel do të akomodohen 120 udhëtarë që do të kthehen nga Roma.

Të gjithë të riatdhesuarit paguajnë biletën e udhëtimit dhe 7 euro në ditë për ushqimin ndërsa qeveria ka vendosur të mbulojë shpenzimet e fjetjes në hotelet e përcaktuara për karantinimin.