Teatri Kombëtar, kthehet në simbol solidariteti

641
Sigal

Aktivistë dhe vullnetarë janë mbledhur në ambjentet e Teatrit Kombëtar të cilët po shpërndajnë ndihma ushqimore, veshëmbathje për familjet e prekura nga tërmeti.

Simboli i rezistencës tashmë është kthyer në një simbol solidariteti për të gjithë të prekurit.

Ata i ftojnë të gjithë qytetarët të cilët kanë mundësi të vijnë vullnetarisht dhe të ofrojnë ndihma në mënyra të ndryshme.