VIDEO/ Deri në 30 m thellësi, momenti kur polumbarët zbulojnë një nga armët që u përdor në grabitjen e bankës në Koplik

118
Sigal

Policia ka publikuar pamjet e megaoperacionit policor të koduar “Syri i Sheganit”.

Gjatë këtij operacioni u zbardh grabitja e bankës në Koplik, ngjarja e ndodhur më datë 09.05.2022.

Gjithashtu është bërë publike edhe momenti kur polumbarët e RENEA-s, gjatë kërkimit në vendin e quajtur “Syri i Sheganit”, evidentojnë me kamera nënujore, në thellësi gati 30 metra, njërën nga armët që autorët përdorën gjatë grabitjes së filialit të bankës në Koplik.

“Si rezultat u kapën dhe u ndaluan shtetasit: Bekim Gurraj, 22 vjeç, Armir Shabaj, 25 vjeç dhe Admir Shabaj, 19 vjeç, banues në Aliaj, Malësi e Madhe”, njoftoi më herët drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.