Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Më herët SPAK ka lëshuar urdhër arrest për të dhe 6 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
SPAK zbarkoi sot në Durrës, por sipas burimeve ish-kryetari i kësaj bashkie ndodhej në Tiranë.
Ndërkohë pak më parë, u pa se hyrja e drejtorisë së policisë së Tiranës, u mbulua me një fasadë, për të mos u parë momenti kur Dako futet brenda.