Digjet një makinë te kryeministria

393
Sigal

Një makinë tip “Volkswagen” është djegur pranë Piramidës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kryeqytet.

Makina ka marrë flakë teksa ishte në ecje, teksa raportohet se nga zjarri nuk ka të lënduar.

Drejtuesi i mjetit sapo ka parë tymin ka ndaluar makinën dhe ka zbritur, ndërsa flakët kanë përfshirë pjesën e përparme të mjetit.

Zjarrfikësja dhe Policia nuk kanë mbërritur në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik.