Sot Ilir Mera mbylli mandatin e tij 5 vjeçar në krye të shtetit shqiptar, një detyrë e përmbyllur me sukses pavarësisht vështirësive dhe sfidave që kaloi.
Ndaj sot duhet një falenderim për Presidentin Ilir Meta, i cili mbrojti Kushtettutën nga ata që kërkuan ta vjedhin.
Presidenti që denoncoi që në fillim mega aferën e inceneratorëve, që mbrojti Drejtësinë nga Ramaforma, që mbrojti integritetin e kufijve tanë detar nga shitja që po i bënte qeveria, që mbrojti kufinjtë e Kosovës nga marrëveshja antikombëtare e Edi Ramës.
Ilir Meta punoi fort që të mbronte Kushtetutën dhe demokracinë në Shqipëri.
Ndaj rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive është patjetër lajmi më i keq që mund të merrte Edi Rama dhe mafia e inceneratorëve. Por gjithashtu rikthimi në politikën aktive e Ilir Metës është një garanci për një opozitë më të fortë dhe ballore kundër Edi Ramës dhe regjimit të narkoshtetit.





















