Zjarr në Novoselë, shkrumbohen sipërfaqe me vreshta dhe ullinj

Një vatër zjarri është aktivizuar pranë parcelave me ullinj në Novoselë, pas shinave të trenit.

Bëhet e ditur se në vendin ku ka rënë zjarri është nisur zjarrfikësja dhe katër efektivë.

NOA

Deri më tani, sipërfaqja e djegur është rreth 7-8 dynym.

Bëhet fjalë për 2 dynym sipërfaqe me vreshta, 25 -30 rrënjë ulliri dhe pjesa tjetër janë shkurre dhe ferra.