Me drogë dhe të dehur në mes të Durrësit, bien në kurth dhe arrestohen

365
Sigal

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin: R. T., 22 vjeç, banues në Durrës, sepse gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi 7 gr. lëndë narkotike, e dyshuar marijuanë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: L. L., 42 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo” në gjendje të dehur, ka përplasur mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen E. I., 42 vjeçe dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.