Ardit Krymi përshëndetet me Vllazninë: Largohem krenar, shpresoj të…

153
Sigal

Ardit Krymi largohet nga Vllaznia dhe e presin në Bjellori të Shakhtar Soligorsk, ndërkohë që më parë ka publikuar një mesazh për shkodranët, klubin dhe tifozët.

“Përshëndetje. Të dashur tifozë dhe dashamirës të sportit shkodran. E ndjej per detyrë t’ju informoj për largimin tim nga Shkodra, nga ekipi zemrës Vllaznia.

Dua te falenderoj presidentin Alban Xhaferi, gjithë stafin drejtues të ekipit gjithashtu dhe tranjeret e mrekullueshem me te cilet unë kam punuar dhe stervitur cdo dit me to duke mos harruar dhe tifozet e jashtezakonshem qe Vllaznia ka dhe do tket gjithmonë.

Ata na kan mbeshtetur ne cdo cep te shqiperise dhe ne cdo veshtirsi qe kemi kaluar dhe kurr nuk na kane braktisur. Nje falenderim shum i madh shkon per te gjith lojtarët, me te cilet unë kam jetuar cdo moment si ne raste gezimi asht dhe ne trishtimi.

Po ashtu nuk dua te perjashtoj dhe punëtorët e logjistikës, te cilet na kane ndenjur gati ne cdo moment. Besoj se ne kto 2 vitet e fundit Vllaznia ka bere hapa pozitiv, duke fitu kupen e Shqiperise 2 her rresht dhe shpresoj shum qe kete vit te shpallet fituese e kampionatit.

Largohem nga Shkodra krenar per kontributin qe kam dhene per kete qytet dhe shpresoj qe nje ditë te kthehem prap. Mirupashim Vllazni”, shkruan Krymi.