Urimi i veçantë për doktoreshën që po lufton në vijën e parë të rrezikut kundër koronavirusit

1579
Sigal

Nuk kanë të ndalur vlerësimet dhe urimet për heronjtë e vërtetë të betejës me coronavirusin.

Një urim i përzemërt për Doktoresh Najadën është bërë nga Noeli, i cila krahas mësimeve, nuk harron të falenderojë ikonën dhe shpresën e shqiptarëve në krye të stafit të spitalit Infektiv në Tiranë, Prof.Dr. Najada Çomo.

Ja supriza e Noelit dhe përgjigja e Dr.Najadës.

Dr. Najada Çomo: Kur një vogëlush i panjohur deri tani për mua të bën një dedikim kaq të bukur!
Një emocion që të motivon akoma dhe më shumë.
Faleminderit Noel!

Letra e Noleit

E dashur Dr.Najada Çomo

Unë që po ju shkruaj jam Noel Punga 8 vjeç, nxënës i klasës se dytë B në shkollën “E Kuqe”.

Do të doja t’iu falenderoja nëpërmjet kësaj letre për punën e pa lodhur që po bëni keto ditë për të fituar betejën me Koronavirusin.

Po po, unë e di që do t’ia dalim se dhe ne po ju ndihmojmë duke qendruar siç na keni porositur. Ju jeni heroina qe rrini ditë e natë në spital për të shpëtuar jetën e njerëzve.

Në fund do t’iu thoja:-“Ju lutem mos u dorëzoni”

Me dashuri Noel Punga