Kim Mehmeti: Në Kosovë nuk mbrohet VV, por shpresa e rinisë mbarëshqiptare!

77

Kim Mehmeti

Rinia e Kosovës sot është pro Lëvizjes Vetëvendosje sepse e ka kuptuar se ashtu i del zot shpresës së vet, sepse ashtu e lufton mendësinë politike që shpik armiq brenda shqiptarisë, që ka mbijetuar duke i distancuar shqiptarët mes veti dhe që sot donë t’i ndajë në proevropianë dhe antiamerikanë?!

Pra rinia e Kosovës e ka kuptuar se disa ‘pleq’ pa fizionomi dhe pa karakter politik që e drejtojnë LDK-në, se politikanët e ‘Klanit Pronto’, se disa qarqe mediatike si dhe, shumë opinionbërës të Kosovës, e luftojnë Lëvizjen Vendvendosje sepse ajo është si pasqyrë ku ata e shohin të shkuarën e vet hajdutoktare, cektësinë e vet mendore, pafytyrësinë dhe shëmtinë njerëzore.

Dhe rinisë së Kosovës i ka rënë në hise të dëshmojë se ‘Shqipëritë’ tona nuk janë vende ku të falet krimi, hajnia e pabesia, por jo edhe mençuria dhe zgjuarsia. Pra, rinia e sotme e Kosovës duhet të tregojë se vendi i tyre nuk mund të lihet në duar e atyre që atë e bënë ‘varrezë’ masive të shpresave rinore dhe se Kosova ishte dhe do mbetet fole e atdhetarisë, e patriotizmit dhe e të menduarit shqip.

Andaj të jesh sot krahë VV do të thotë të jesh pro shpresës rinore, do të thotë se je kundër një rendi shoqëror ku politikisht më lehtë mbijetojnë injorantët e mendjemëdhenjtë e dal nga ‘Strofulli i Gjarprit’, se sa një politikan i mençur dhe i zgjuar, siç është Kryeministri në detyrë i Kosovës.

Kështu që, nëse rinia e Kosovës e humb betejën kundër ‘pleqve me bastun’ të LDK-së dhe kundër politikanëve të “Klanit Pronto”, e të cilët janë të gatshëm ta ndryshojnë edhe kushtetutën për të mbijetuar politikisht, atëherë jo vetëm Kosova, por të gjithë ne, do dëshmojmë se jemi shoqëri ku nuk çmohet ndershmëria, përgjegjësia dhe mençuria, por hajnia, pafytyrësia dhe injoranca e të pushtetshmit dhe ‘muskulozit”!

Interviste

Kim Mehmeti: Në Kosovë nuk mbrohet VV, por shpresa e rinisë mbarëshqiptare!Kim MehmetiRinia e Kosovës sot është pro Lëvizjes Vetëvendosje sepse e ka kuptuar se ashtu i del zot shpresës së vet, sepse ashtu e lufton mendësinë politike që shpik armiq brenda shqiptarisë, që ka mbijetuar duke i distancuar shqiptarët mes veti dhe që sot donë t'i ndajë në proevropianë dhe antiamerikanë?! Pra rinia e Kosovës e ka kuptuar se disa ‘pleq’ pa fizionomi dhe pa karakter politik që e drejtojnë LDK-në, se politikanët e ‘Klanit Pronto’, se disa qarqe mediatike si dhe, shumë opinionbërës të Kosovës, e luftojnë Lëvizjen Vendvendosje sepse ajo është si pasqyrë ku ata e shohin të shkuarën e vet hajdutoktare, cektësinë e vet mendore, pafytyrësinë dhe shëmtinë njerëzore. Dhe rinisë së Kosovës i ka rënë në hise të dëshmojë se ‘Shqipëritë’ tona nuk janë vende ku të falet krimi, hajnia e pabesia, por jo edhe mençuria dhe zgjuarsia. Pra, rinia e sotme e Kosovës duhet të tregojë se vendi i tyre nuk mund të lihet në duar e atyre që atë e bënë ‘varrezë’ masive të shpresave rinore dhe se Kosova ishte dhe do mbetet fole e atdhetarisë, e patriotizmit dhe e të menduarit shqip.Andaj të jesh sot krahë VV do të thotë të jesh pro shpresës rinore, do të thotë se je kundër një rendi shoqëror ku politikisht më lehtë mbijetojnë injorantët e mendjemëdhenjtë e dal nga ‘Strofulli i Gjarprit’, se sa një politikan i mençur dhe i zgjuar, siç është Kryeministri në detyrë i Kosovës.Kështu që, nëse rinia e Kosovës e humb betejën kundër ‘pleqve me bastun’ të LDK-së dhe kundër politikanëve të “Klanit Pronto”, e të cilët janë të gatshëm ta ndryshojnë edhe kushtetutën për të mbijetuar politikisht, atëherë jo vetëm Kosova, por të gjithë ne, do dëshmojmë se jemi shoqëri ku nuk çmohet ndershmëria, përgjegjësia dhe mençuria, por hajnia, pafytyrësia dhe injoranca e të pushtetshmit dhe ‘muskulozit”! (Kim Mehmeti0

Gepostet von Kim Mehmeti am Donnerstag, 2. April 2020