Pas izolimit të banorëve nga rrëshqitjet e tokës në aksin Librazhd–Prrenjas, Elisian Bici i OST u heq edhe  energjinë elektrike

Situata e rënduar nga rrëshqitjet masive të dheut në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas ka detyruar autoritetet energjetike të ndërhyjnë në mënyrë emergjente edhe në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike në zonë. Për shkak të rrezikut të krijuar nga lëvizjet e tokës, është vendosur stakimi i linjës 110 kV Librazhd–HEC Egnatia, me qëllim demontimin e shtyllës nr. 15, e cila ndodhet në një segment të prekur nga shkarjet.Sipas njoftimit teknik të OST, ndërprerja nisi më datë 22.02.2026, nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në përfundim të punimeve. Si masë sigurie shtesë, është kërkuar gjithashtu stakimi i fiderit nr. 3 Hotolisht, që del nga nënstacioni Librazhd, si dhe i linjës së HEC Dragostunjës, të cilat operojnë në të njëjtin fider. Po ashtu, do të stakohet edhe linja 35 kV e HEC Dragostunjës që furnizohet nga nënstacioni 110 kV Librazhd.

Sigal