U arrestuan me 30 kallëpe tritoli në makinë, Gjykata e Lezhës jep masën e sigurisë për dy të ndaluarit

79
Sigal

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “Burg pa afat” për shtetasit Agron Manuka dhe Imer Losha, të arrestuar mbrëmjen e së martës, pasi u kapën me 30 kallëpe tritoli në automjetin e tyre.

Këta dy persona u ndaluan në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia e Shtetit se po transportonin me makinë lëndë eksplozive në aksin Milot-Lezhë.

Gjatë kontrollit të automjetit, ku drejtues ishte shtetasi Agron Manuka dhe pasagjer, Imer Losha, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 30 kallëpe në formë cilindrike me lëndë eksplozive C-4, 17 kapsolla detonatore, 2 aparate celulare të lidhura me përcjellës elektrik, gati për t’u montuar me mina me telekomandë, si dhe një automjet.