Berisha nga Kurbini: Rama thotë se i jap edhe Lulit 20%-shin

192
Sigal

Nga ‘Foltorja’ e Kurbinit ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi pazaret mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Përpara demokratëve kurbinas, Berisha u shpreh se po qarkullojnë zëra ku Edi Rama ka deklaruar se ai i jep 20%-shin e aferave edhe kryetarit aktual të PD.

Sipas Berishës kjo tregon pazarete turpshme mes Ramës dhe Bashës në kurriz të demokratëve.

“Opozita e Bashës shkoi nga dështimi në dështim, nga humbja në humbje, deirsa përfundoi në një derivat apo fasadë të narkoqeverisë.

Në Tiranë qarkullon një fjalë se Edi Rama atyre që u kërkon 20%-shin kur i raportojnë se e çuam në atë adresë, u kthehet dhe u thotë po mua s’më mbeti gjë se 20% detyrohem t’i jap edhe Lulit.

E cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bvëri kreu i opozitës duke shkelmuar idealet tuaja të pastra, vendosmërinë dhe guximin tuaj, që të gjitha për karrigen e tij dhe pasurimin e tij”, u shpreh Berisha.