Tragjedia në Velipojë/ Pas 2 motrave dhe mamasë, ndërron jetë edhe djali i familjes Gjoka

224
Sigal

Djali i mitur i familjes Gjoka ka ndërruar jetë ditën e sotme pas shpërthimit të gazit.

Djali 12-vjeçar nuk ka rritur dot t’u mbijetojë plagëve ditën e sotme.

Daniela Gjoka nuk arriti të veshë fustanin e bardhë ndërsa sot u përcoll për në banesën e fundit.

Vajza 14-vjeçare ndërroi jetë e para, më pas motra e saj 19-vjeçare Daniela, më pas mamaja dhe këtë fillim jave djali i vogël.

Ata nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit, në hotelin në pronësi të familjes në Velipojë.

Daniela do të martohej në muajin gusht por ngjarja aksidentale në hotelin e familjes në Velipojë, e cila mund të parandalohej, i mori jetën tragjikisht.

Si ndodhi ngjarja?

Kryefamiljarja Alketa Gjoka 40 vjeç, ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, e cila ka pasur rrjedhje dhe ka shpërthyer.

Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë 4 anëtarët e familjes Gjoka, 40-vjeçaren dhe vajzat: Danjela Gjoka 19 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç.

Ato fillimisht u transportuan për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë dhe më pas në Itali.

Në ato momente shpëtimi nga flakët ishte hedhja në pishinë, kur shihnin hotelin të shkrumbohej, por mjekët jashtë kamerave thanë se uji me klor në fakt nuk i ka ndihmuar por u ka dëmtuar lëkurën, ndërsa djegia e tyre konsiderohet e gradës së tretë mbi 80%.