Gazetarja e Ora News i dhuron presidentit librin e saj të ri, Meta: Një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet

218
Sigal

Gazetarja e Ora News, Alba Kepi  është takuar sot me presidentin, Ilir Meta, ku i ka dhuruar librin e saj të ri “Dasmat Tiranse”.

Lajmin e bëri të ditur presidenti Meta, nëpërmjet një postomi në Facebook. Ndër të tjera Meta  vlerëson punimin e gazetares.

Një takim miqësor me gazetaren, publicisten dhe historianen, Alba Kepi.

Më dhuroi studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.

Përpjekjet e tiranasve autoktonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj treve meritojnë të mbështeten, veçanërisht kur “virusi” i babëzisë ka shkatërruar dhe po vë në rrezik shumë vlera të rralla materiale dhe shpirtërore të Tiranës”, shkruan Meta.