Itali, makina përplaset me pemën, humb jetën 21-vjeçari shqiptar

42
Sigal

I hidhur ka qenë fati i një të riut shqiptar në Itali, i cili ka humbur jetën në një aksident.

Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Devinson Bregu.  I riu drejtonte makinën e tij ‘Smart’ kur u përplas me një pemë dhe për pasojë humbi jetën.

Aksidenti ndodhi në Cerreto Guidi, midis Lazzeretto dhe Romës, dje. Mësohet se i riu ishte futbollist luante me ekipin lokal, Ponte a Elsa. Ekipi i tij bëri një dedikim prekës për të riun dhe familjen e tij.

“Ne e kujtojmë atë si një fëmijë që ishte gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, i shprehim ngushëllime të gjithë familjes së tij, një puthje të madhe vëllait të tij Louis, gjithashtu atlet i shoqatës sonë sportive. Një përqafim të fortë nga të gjithë Ponte a Elsa”, shkruan ekipi i tij në ‘Facebook’.