Shteti Antigua dhe Barbuda njeh pavarësinë e Kosovës

222
Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka zyrtarizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet Antigua dhe Barbuda. Thaçi ka konfirmuar në Facebook për njohjen duke e konsideruar si të rëndësishme.
“Lajm i shkëlqyer! Sapo morra njoftimin zyrtar për njohje nga shteti karaibian i Antigua dhe Barbuda.
Njohja e Republikës së Kosovës nga shtetet dhe organizatat ndërkombëtare nuk ka të ndalur. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.