Humb jetën shqiptari në Itali, e shtypi treni

110
Sigal

Kishte zbritur në shina që të merrte një send që i kishte rënë, por kjo i ka kushtuar jetën një shqiptari në Itali.

Bëhet fjalë për një 46-vjeçar i cili jetonte e punonte në Genova, identiteti i të cilit nuk është bërë publik.

Sipas asaj që shkruan ANSA, shqiptari është shtypur nga treni i ‘Intercity Milano-Livorno’

Këto detaje janë bërë publike nga policia hekurudhore.

Sipas drejtuesit Giuseppe Mariani, pasi janë parë pamjet filmike është arritur në përfundimin se burri kishte zbritur në shina për të marrë një send që i kishte rënë.

Edhe pse makinisti kishte frenuar, sërish nuk ja kishte dalë dot që të shmangte tragjedinë.