FOTO/ Dua Lipa mbledh mbi 100 mijë njerëz në Argjentinë: E pabesueshme, 5 vite më parë ishin 1500

106
Sigal

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka fituar popullaritet të në të gjithë botën. Së fundmi ajo mbajti një koncert në Buenos Aires në Argjentinë. Dua Lipa ka publikuar një foto nga koncerti që mbajti ndërsa bën një krahasim me vitin 2017.

Dua thotë se në koncertin e fundit që ka mbajtur në Buenos Aires kishin marrë pjesë vetëm 1500 persona, por pas 5 vitesh këngëtarja shqiptare ka mbledhur mbi 100 mijë adhurues në koncert.

Dua Lipa thotë se kjo është e pabesueshme ndërsa falënderon të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm për mbështetjen.

“Në koncertin tim të fundit në Buenos Aires ishin 1500 persona. Është e pabesueshme të mendosh që në vetëm për dy netë u mblodhën në total mbi 100 mijë njerëz. Shumë faleminderit për mbështetjen dhe dashurinë”, shkruan Dua Lipa.