Parashikimi i vitit 2012: Kobe do të vdes në një aksident me helikopter

690
Sigal

Lajmi për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant ka tronditur opinonin e gjerë botëror. Gjithashtu po shokon një cicërimë e vitit 2012 në të cilën parashikohet saktë vdekja e Bryant.

Bryant vdiq mëngjesin e sotëm në një përplasje me helikopter, ku bashkë me të ishin edhe pesë persona të tjerë në bord.

Vdekjen e tij si duket e ka parashikuar dikush tetë vite më parë, ose ka rastisur ashtu.

Një postim në Twitter, që mbanë datën 13 nëntor 2012 kishte shkruar se Bryant do të vdiste pas një aksidenti me helikopter.

“Kobe do të përfundojë i vdekur në një përplasje me helikopter”, ka shkruar Noso në Twitter.

Postimi është ende aktiv dhe ka filluar të komentohet, ku vetë autori ka kërkuar falje për të.

Ndërkaq po raportohet se Bryant, një nga më të mirët e të gjitha kohërave në Basketboll, vdiq sot nga rrëzimi i helikopoterit, në Twitter është bërë viral cicërima  e “Noso”-s.