Meghan Markle stiliste, së shpejti në treg me një linjë veshjesh

445
Sigal

Dukesha e Sussex, Meghan Markle po i hyn botës së modës. Në fakt ky projekt i radhës i Meghan bëhet në emër të një kauze të mirë sepse të gjitha fitimet nga shitja e veshjeve do të shkojnë për bamirësi.

Meghan do të nxjerrë së shpejti në treg një linjë veshjesh dhe për këtë ka punuar së bashku me mikeshën e saj stilisten, Mischa Nonoo, dhe bashkëpunimi do të ndodhë me markat e njohura Marks & Spencer, John Lewis dhe Jigsaw.

Paratë e mbledhura nga shitja e koleksionit do të vihen në dispozicion në një organizate bamirësie që ndihmon gratë e papunësuara të rifillojnë ose të kthehen në vendin e punës.