Sigal

Romanca e tyre nisi rreth dy vite më parë, por tashmë moderatorja Klea Huta dhe kantautori Elgit Doda janë pa diskutim një prej çifteve më simpatikë të ndër çiftet më simpatikë në show-bizzin shqiptar.

Prezantuesja bukuroshe, e cila ka tentuar disa herë botën e muzikës, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Thumb”, ku ndër të tjera ka rrëfyer, se cili është vesi më i keq i Elgitit, të cilin ajo nuk e duron dot.

Klea ka zbuluar se Elgiti ka vërtetë një ves që e shqetëson atë, ai të jep fjalën për diçka që në fund nuk e bën, siç ka lënë pezull një këngë të tyre prej dy vitesh.

“Gjëja që më acaron më së shumti tek Elgiti, të jep fjalën për diçka:”Po ta bëj ç’ke”. Unë i them po kur do e bësh se s’ke kohë. “Jo do ta bëj”- thotë dhe nuk e bën. Bëhet fjalë për një këngë që kemi dy vjet që e kemi projektuar për ta nxjerrë. Ngaqë e ka dëgjuar për dy vjet radhazi i është mërzitur.”- është shprehur Klea Huta.