Sigal

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka komentuar mbrëmjen e sotme heqjen e shqiponjës, dhe gjuhën e përdorur më pas nga kryeministri Edi Rama i cili e quajti vulgar simbolin tonë kombëtar.

Basha tha se Rama me gjuhën e përdorur për shqiponjën tregoi edhe njëherë dimensionin e rëndë psikik në të cilin ndodhet. Ndërsa shtoi se Unaza e Madhe është një vjedhje e pastër e kësaj qeverie, e cila po shpenzon 40 milionë euro për 3 kilometra.

‘Këtu ka një hajdutëri 40 milion euro. Nuk ka garë, janë tre kompani që kanë marrë 40 milion euro për 3 kilometra, po pa garë. Në të tre kompanitë, garuesi i vetëm është një kompani me emrin Vëllezërit Hysa që në çastin e fundit tërheq ofertën. Nuk ka garë, nuk ka konkurencë. Janë paracaktuar fituesit e 40 milionë eurove. Një nga parafituesit është një kompani nën sekuestro. Për këtë duhet të shkojë në burg, ai që e ka firmosur këtë kontratë. Kjo është afera korruptive që fshihet pas skandalit me Shqiponjën.

Pastaj kemi dy dimensione të tjera. Kemi dimensionin psiqik, dimensioni psiqik i njeriut të rënduar psikologjikisht, I cili për ti shpëtuar skandaleve që shpërthejnë njëra pas tjetrës, shkakton skandale të reja. Në rastin e Shqiponjës, reflekton edhe urrejtjen e verbër që ka për gjithçka që nuk lidhet me emrin e tij.

Personat e turbulluar mendërisht përdorin mekanizmat mbrojtës të nënvetëdijës, subkoshiencës, merr një kritikë që I kanë thënë se: ti e këtë e ke bërë në mënyrë të paligjëshme dhe të shëmtuar. E ke bërë kryeministrinë të duket si kazino apo si bordello dhe ia vesh Shqiponjës që është simboli ynë kombëtar. E quan vulgaritet’, tha Basha.