Universitetet amerikane/ Si të studioni dhe pajiseni me vizë studenti për në SHBA. Kolegjet dhe universitetet që ofrojnë bursa, aplikimi, rregullat, tarifat dhe adresat e komunikimit

1895
Sigal

ShBA/ Si të studioni dhe vizat për të studiuar në Shtetet e Bashkuara

-Aplikacioni, rregullat, tarifat dhe adresat e komunikimit

Për të studiuar në Shtetet e Bashkuara, apo për të marrë pjesë në shumicën e programeve për trajnim gjuhe apo për trajnime profesionale, juve ju duhet një vizë studentore (F-1 ose M-1). Për të marrë vizën F-1 ose M-1, ju duhet fillimisht të pranoheni në në program studentor të njohur. Shkolla apo institucioni juaj do ju dërgojë juve më pas formularin I-20, i cili do ju nevojitet për të aplikaur për vizën tuaj. Ju nuk mund të aplikoni për vizën studentore pa një formular I-20.

Për të aplikuar

Pasi të keni marrë formularin tuaj I-20, ju duhet:

Hapi 1: Paguani tarifën e Sistemit të Informacionit mbi Studentët dhe Vizitorët e

Shkëmbimit (SEVIS)

Hapi 2: Përgatisni ndonjë dokumentacion shtesë të kërkuar.

Hapi 3: Ndiqni udhëzimet në faqen tonë të internetit “Si të Aplikoni” për të

plotësuar formularin elektronik të aplikimit, të paguani tarifën e vizës dhe të caktoni takimin tuaj.


Hyrja në Shtetet e Bashkuara me një Vizë Studentore

Ju nuk mund të hyni në Shtetet e Bashkuara më parë se 30 ditë nga data e fillimit të programit të studimit, siç citohet në formularin tuaj I-20, edhe nëse viza është lëshuar më përpara në kohë. Studentët pranohen në Shtetet e Bashkuara për kohëzgjatjen e statusit të tyre si studentë (e shënuar si “d/s” në pasaportën tuaj). Kjo do të thotë që nuk ju duhet vizë studentore që të mbulojë të gjithë kohën e studimeve në Shtetet e Bashkuara. Një formular I-20 i vlefshëm ju mban në status për sa kohë jeni me studime në Shtetet e Bashkuara. Edhe nëse viza juaj skadon përpara se të mbarojë programi, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara për sa kohë ju mbani statusin e studentit; gjithsesi, juve do ju duhet një vizë e re nëse për ndonjë arsye largoheni nga Shtetet e Bashkuara.

Informacion i Rëndësishëm për Aplikantët e Vizave F dhe M

Të pranohesh nga një shkollë në Shtetet e Bashkuara dhe të të lëshohet një formular I-20 nuk do të thotë që automatikisht do të të lëshohet viza studentore.

Ju duhet të dëshmoni që qëllimi kryesor i udhëtimit tuaj në Shtetet e Bashkuara është për të studiuar dhe që ju keni fonde në dispozicion për të paguar për të gjithë kursin e synuar të studimit. Juve gjithashtu ju kërkohet të dëshmoni që ju keni përgatitje akademike dhe aftësinë e nevojshme të gjuhës Angleze për të marrë pjesë në programin e planifikuar të studimit. Sipas Seksionit 214(b) të Aktit të Imigracionit dhe Nënshtetësisë (INA), ju duhet gjithashtu të dëshmoni që ju do të largoheni nga Shtetet e Bashkuara kur të skadojë periudha e autorizuar e qëndrimit tuaj, që keni një rezidencë në vendin tuaj të cilën nuk keni ndërmend ta braktisni, dhe që ju keni për qëllim t’i riktheheni jetesës në vendin tuaj pas përfundimit të studimeve.

Nëse ju planifikoni të angazhoheni në ndonjë lloj pune ndërkohë që jeni në Shtetet e Bashkuara si posedues i vizës F ose M, ju duhet të konsultoheni me Shërbimet e Shteteve të Bashkuara për Imigracionin dhe Nënshtetësinë (USCIS) për të përcaktuar se cili lloj autorizimi ju duhet të merrni. Ju mund të gjeni informacion shtesë në faqen e internetit të Përforcimit të Kufijve, Punësimi i Studentëve dhe Vizitorëve të Shkëmbimit.

Lutemi shikoni Fletushkën mbi të Drejtat dhe Mbrojtjet për Punonjësit e Përkohshëm, e krijuar nën Aktin e Mbrojtjes së Viktimave të Trafikimit William Wilberforce të vitit 2008.

Informacion rreth politikave dhe procedurave mbi vizat studentore gjendet në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit, Byroja e Çështjeve Konsullore “Vizat Studentore”.

Informacioni se si të zgjidhni një shkollë dhe një program studimi në Shtetet e Bashkuara mund të gjendet në lidhjet e mëposhtme:

Department of State’s Bureau of Educational and Cultural Affairs.

S. Government Information on International Students.

S. Government Information on Students.

Department of State’s Exchange Programs.

Informacion rreth Testeve të Përdorura nga Kolegjet për Pranim:

Educational Testing Service.

Educational Testing Service’s Graduate Record Examinations (GRE).

Educational Testing Service’s Teaching Of English as a Foreign Language (TOEFL).

Graduate Management Admission Test.

The College Board’s Scholastic Assessment Test (SAT).

Kolegjet dhe Universitetet Amerikane që ofrojnë bursa për studentët ndërkombëtarë

 

1.Universiteti Amerikan

Ky universitet ofron një numër të caktuar Bursash Merite për studentët ndërkombëtarë që kanë treguar rezultate të larta në testimet përkatëse.Bursat e Meritës  variojnë nga  $6,000 në $25,000 për një vit akademik.Më shumë detaje rreth afateve dhe aplikimit klikoni këtu: American University Scholarships

 

2.Kolegji Amherst.

Kolegji Amherst aktualisht ofron një program të ndihmës financiare që ofron asistencë për studentët ndërkombëtarë. Pasi ju jeni pranuar nga kolegji, ndihma juaj financiare është tashmë e vendosur.

 3.Kolegji Berea

Kolegji Berea, është e vetmja shkollë në Shtetet e Bashkuara që ofron 100% financim për studentët ndërkombëtarë të regjistruar për vitin e parë të akademik. Ky kombinim i ndihmës financiare dhe bursave kompenson shpenzimet e shkollimit, dhomës, bordit dhe tarifat e tjera

 

4.Universiteti Clark

Ky universitet ofron programin global të bursave, i cili është i hapur për studentët që aplikojnë për herë të parë, pra jo për studentë që duan të bejnë transferim të studimeve.

5.Universiteti Illinois Wesleyan

Bursat e Meritës ofrohen për studentët ndërkombëtarë të cilët aplikojnë duke dorëzuar dhe rezultatet e tyre në provimet si :TOEFL &SAT (ACT).