Durrës/ Të shtëna me armë në mes të qytetit

475
Sigal

Një person është plagosur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.

Ende nuk dihet se kush është personi i cili ka mbetur i plagosur nga krismat e një pistolete.

Burime nga qyteti bregdetar kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Kryqit të Kuq.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur një auto-ambulancën, ndërsa rrethanat e ngjarjes janë të paqarta.

Policia ka nisur hetimet.