Qeveria i ve traun perlave “Syri i Kaltër dhe “Kune Vain”

593
Sigal

Në mungesë të investimeve në infrastrukturë dhe një menaxhimi turistik në dy nga perlat natyrore të Shqipërisë si “Syri i Kaltër” dhe “Kune Vain”, qeveria ka vendosur që të vendosw traun. Kështu, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura,  ka shpallur tenderin për vendosjen e postblloqeve në  këto dy zona të frekuentuara nga mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj. Fondi limit i tenderit është  6 milion e 666 mijë lekë dhe financimi do të bëhet nga buxheti i shtetit. Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data: 30 korrik 2020. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është  2 muaj.