Një zjarr ka djegur gjatë mbrëmjes së djeshme një makinë BMW ne fshatin Buçimas
Akoma nuk dihen shkaqet, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për ngjarjen.
Ja informacioni paraprak i policisë:
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:23, është marrë njoftim se në zonën industriale, ka rënë zjarr në mjetin tip “BMW” në pronësi të shtetasit J.M, banues në fshatin Buçimas.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.