Librazhd, banorët kërkojnë largimin e minierave të kromit dhe hekurit

1362
Sigal

Flasin kryeplaku i fshatit Katjel, Viktor Çarçia dhe Kryetari i Komunë Rrajcë, Haxhi Çollaku: “Të ndërhyjë qeveria!”

Librazhdi vazhdon të mbetet një nga destinacionet e kërkuara nga subjekte ndryshme në kërkim të mineraleve. Prej vitesh rrethit i Librazhdit është bërë pjesë e kërkimeve të mineraleve në zona të ndryshme duke filluar që në Parkun Kombëtar e deri në zonat e tjera. Një nga këto zona është dhe fshati Katjel i Komunës Rrajcë, ku banorët ngrenë shqetësimin dhe frikën e tyre ndaj këtyre subjekteve që gërmojnë minerale. Katjeli është një zonë mineral mbajtëse e kromit dhe hekurit, por subjekte të ndryshme vazhdojnë të gërmojnë në zonat mineralmbajtëse, pa pyetur ata duke mos marrë miratimin e banorëve dhe të pushtetit lokal.

Banorët

Sipas banorëve thuhet për gazetën “Telegraf” se, ndihen të kërcënuar mbasi çdo ditë ka shpërthime  dinamiti, i cili rrezikon banorët, ndot mjedisin dhe se retë e pluhurit mbështjellin gjithë fshatin, po kështu rrezikohet dhe flora e fauna e zonës, si dhe prishja e kullotës. Banorët thonë se, vijnë firma të ndryshme fantazmë dhe futen në fshat sikur ta kenë pronë te tyre, prandaj ata të gjithë së bashku i kërkojnë qeverisë së re të zgjidhi problemin e tyre në mënyrë urgjente. Banorët kanë hartuar dhe një peticion drejtuar Kryeministrit Rama, ministrit të Mjedisit e Industrisë Minerare. Ku kërkojnë ndalimin e këtyre subjekteve dhe verifikimin e koncesioneve të dhënë nëse kanë leje apo jo. Sipas banorëve në këtë fshat ka pasur disa përmbytje nga shfrytëzimi i minierave pa kriter, ku mundet të përmendin vetëm vitin 1996, ku janë përmbytur shtëpi, toka, blegtori. Po ky fshat në vitin 2009, organizoi një protestë ndaj subjekteve që shfrytëzonin mineral duke e larguar nga fshati për shkak të mos pajisjes me leje dhe shfrytëzimit pa kriter të kësaj zonë si dhe ndaj ndotjes së madhe që krijonte në fshat. Ishte qeveria e kaluar që vlerësoi protestat e banorëve duke bërë të mundur heqjen e saj nga ky fshat.

Kërkesa

Kryeplaku i fshatit Katjel, Viktor Çarçia thotë për gazetën “Telegraf” që: “Neve kërkojmë zgjidhjen e problemit, i kërkojmë qeverisë të ndërhyjë për të zgjidhur problemin, në të kundërt do të ngrihemi në protestë. Jemi 500 familje dhe mbi 2000 banorë që po rrezikojmë jetën tonë”, tha Çarçia. Sipas Qani Aliisufit thuhet se: “në Këshillin e Komunës Rrajcë nuk është shtruar asnjëherë çështja për problemet e minierave, nuk e dimë se si i marrin këto leje”. Kryetari Komunë Rrajcë, Haxhi Çollaku në një prononcim për “Telegraf” thotë se: “Kemi mjaft probleme dhe ju kemi kërkuar subjekteve dokumentacionin mjedisor sipas rregullave, banorët kanë të drejtë që ankohen dhe ne si komunë do të bëjmë ç’është e mundur që të zgjidhim problemet e tyre pasi tani do kemi dhe mbështetjen e qeveris Rama”.

Shkatërrimi i zonës

Në Katjel janë dhjetëra subjekte që vazhdojnë të kërkojnë mineral të kromit dhe hekurit, Librazhdi është një nga rrethet që po vazhdon të shfrytëzohet pa kriter, madje Shërbimi Pyjor ka vendosur dhe gjoba ndaj disa subjekteve, por pa rezultat, sepse nuk janë vjel. Mundet të përmendim disa subjekte që shfrytëzojnë në Frarë të Hotolishtit, ku kanë shkatërruar një pjesë të Parkut Kombëtar, duke hapur rrugë pyjore, duke prerë lëndën drusore për shtylla miniere. Pra mjaft subjekte nuk i janë përmbajtur lejes mjedisore. Po kështu dhe në rehabilitimin e zonave që kanë shfrytëzuar.

Të dhëna

Nga 64 firma që veprojnë në Qarkun e Elbasanit, numrin rekord të këtyre subjekteve e ka Librazhdi me 39, Elbasani me 22, Peqini, Gramshi e Cërriku nga 1 firmë. Sipas informacioneve të marra ka shfrytëzime në Fushë të Madhe të Komunës Rrajcë, në Skroskë, Govatec, Hotolisht, Shebenik, Katjel Kokreve, Frare Hotolisht, Kuman Shebenik, zemra e Parkut Kombëtar, Fusha e Madhe, Govatec, Luqinjë, Skrose, Vulçan, Përroi i qershizës, Dardhë, Kozhduk-Frarë etj..