Greqia kërkon ‘shitjen’ e kombësisë shqiptare për 300 euro

214
Sigal

Nacionalizmi grek, pritet të rikthej pensionet “300 euro” në Jug të Shqipërisë për ata që vetshpallen minoritet grek. Qeveria greke i hoqi pensionet 10 vjet më parë për shkak të krizës ekonomike, por tashmë kryeministri Micotaqis ka premtuar rikthimin e tyre

 

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetë-shpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë ekonomike që kaloi vendi. Në lidhje është shprehur këngëtari me origjinë nga Shqipëria Christos Mastora pas një takimi me kryeministrin grek Mitsotakis. Këngëtari me origjinë nga Vodhina e Gjirokastrës shkruan se ka marrë garanci prej shefit të qeverisë greke për zgjidhjen e asaj që ata e quajnë “ngërç” me pensionet e të moshuarve që vetë-shpallen grekë. Krahas Shqipërisë kjo politikë e Greqisë ndiqet edhe në vende të tjera përreth si Turqia, Bullgaria apo Maqedonia e Veriut, ku të moshuarit që pranojnë se janë greke përfitojnë një trajtim financiar mujor, i cili në rastin e Shqipërisë ishte 300 euro. Greqia ka miratuar që në vitin 2019 disa ndryshime ligjore ku parashikohej pikërisht rikthimi i këtyre pensioneve, por deri më tani nuk ishte bërë asnjë hap konkret. Duket se me përmirësimin e situatës financiare, Greqia i rikthehet synimeve ekspansioniste në rajon duke pasur në fokus pikërisht vendin tonë.