Aktorja e ‘50 Shades of Grey’ i jep fund lidhjes së saj dyvjeçare

494
Sigal

Aktorja e njohur e “50 Shades of Grey” Dakota Johnson dhe partneri i saj, vokalisti i grupit ‘ColdPlay’, Chris Martin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dy vjeçare.

“The Sun” ka raportuar se sipas një burimi afër tyre këngëtari 42-vjeçar është shprehur se i ka dhënë fund lidhjes me aktoren 29-vjeçare dhe tashmë ishte sërish beqar.

“Flitej për një fejesë, por tani ai thotë se i kanë ndarë rrugën nga njëri-tjetri, gjë që ka ardhur si një surprizë e vërtetë për të gjithë. Chris dhe Dakota shkonin me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku”–është shprehur një nga miqtë e çiftit.

Dakota dhe Chris e kanë nisur lidhjen e tyre në tetor të vitit 2017-të.