Trafikonin kokainë, shkatërrohet banda italo-shqiptare, 17 të arrestuar

335
Sigal

Policia italiane ka shkatërruar organizatën italio-shqiptare të trafikimit të kōkainës, që vepronte kryesisht në Pistoia dhe Prato, por kishte qendra në të gjithë Italinë qendrore dhe veriore.

Mediat fqinje shkruajnë se në pranga kanë rënë 17 persona, ndërsa shtatë të tjerëve i është lënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Mësohet se organizata qendrën e saj e kishte në Montecatini dhe gjithashtu operonte në provincat e Firence, Lucca , Forli , Venecia, Alessandria, Genova, Pescara, Pavia dhe Modena.

Banda merrej kryesisht me furnizimin e kōkainës dhe hashashit, nga blerja e sasive të mëdha dhe më pas shpërndarja e tyre.

Hetimet, të cilat zgjatën pothuajse një vit bënë të mundur që gjatë operacionit të sekuestrohej lëndë narkotike me vlerë afro gjysmë milioni euro.