Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Gruaja me vath perla !

493
Sigal

Ishte një ditë me shumë tension. Kishte punuar deri në mbrëmje, donte të ushqehej ndiente një dobësi, lodhje, pa ushqyerje. Po mendonte të shkonte në shtëpi … çfarë do hante, po përtont , do shkoj në restorant tha dhe hypi në makinë e u nis. Sa hyri në restorant kamarieri iu afrua me mirwsjellje duke e pyetur sa persona ishin. Një… vetëm unë – i tha. Ok, kalojmë këtej zonjë, e shoqëroi drejt një tavoline të vogël pranë dritares. Asaj i pëlqeu, u ul dhe filloj të lexonte mënynë, nuk kishte nerva, e la dhe iu drejtua kamarjerit, menynë e ditës dua dhe një sallatë. Filloi të merrej me celulari . Në tavolinë përballë saj ose më saktë dy tavolina larg ishte ulur një zotri , ai po e vëzhgonte që në momentin e parë kur hyri. Ishte një femër me trup mesatar, e imët , tipare të rregullta , por ajo që i bëri përshtypje ishte klasi i veshjes së saj. Pantallona të zeza që tregonin në pah elegancën e saj dhe një bluzë mëndafshi ngjyrë kremi me tantella të qepura mbi të. Kishte vendosur një palë vathë perla mbas veshit, flokë të zeza deri te supet , një tualet i lehtë i kuqin e buzëve ndosha i ishte fshirë. I erdhi porosia dhe filloi të hajë, por përsëri merrej me celularin , futi pirunin në sallatë hapi gojën, por një pjesë e sallatës i ra në bluzë, nervozohet , merr pecetën e lag me ujë dhe fillon ta fshijë. Lë celularin dhe fillon të ushqehet me të dy duart . Po hante shpejt dhe pa kuptuar, ndalon, i thotë vetes, qetësohu, ngadalë, kjo është puna e fundit që do bësh për sot .. Mbështet brylat në tavolinë dhe duart e mbëshjella me njëra tjetrën mbajnë të mbështetur mjekrën e saj, qëndron ashtu dhe shikon përpara saj zotërinë që nuk ja kishte ndarë sytë. Ai i buzëqesh, ajo e shikon e çuditur !!! Ul kokën dhe vazhdon të merret me ushqimin, por tani e ndjen shikimin e tij që e ndjek. Kishte qënë rehat në botën e saj dhe harroi ku ishte. Ndihej në siklet, ngre kokën dhe ai pa lëvizur sikur po shikonte një ekran vazhdonte në soditjen e tij pa u trazuar që ajo po e shikonte. Kulmi tha me vete është tmerr të ushqehesh në një vëzhgim të tillë. Mbushi gotën me ujë, por e mbushi shumë dhe ju derdh kur po e merrte ta pinte, eeee tha dreq kjo punë, i vinte ta merrte gotën e t’ja derdhte në fytyrë atij që po e sikletoste me shikimin e tij të pa turp. Thiri kamarierin, porositi embëlsirën.  Ai vazhdonte e shikonte dhe po kënaqej me pamjen që ofronte kjo zonjë as e re dhe as e vjetër nuk ia përcaktonte dot sa mund të ishte, por një grua e pjekur. Ajo po merrej me celularin dhe po buzëqeshte, u çel e tëra, kishte buzëqeshje të bukur. Pa dashje dhe ai nisi të buzëqeshë si ajo. Ajo befas ngre kokën dhe e shikon, të dy ishin të buzëqeshur . Eeee… i thotë vetes po ky njeri …
Ha ëmbëlsirën, paguan dhe ngrihet të iki, sytë i shkuan pa dashje drejt tij, ai e përshëndet me kokë sikur do ti thotë mirupafshim . Ajo instiktivisht përsërit të njëjtin veprim me kokë. Del dhe niset me makinë për në shtëpi, tani i duhej një gjumë i mirë, nesër kishte dite të ngarkuar . Para se të fikte dritën e abazhurit ju kujtua zotria e restorantit , qeshi dhe mbylli sytë për të fjetur. Ai e ndoqi deri sa ajo mbylli derën e restorantit. Pagij me shpejtësi dhe doli të shikojë makinën e saj, ishte një makinë e zezë volkswagen. E ndoqi sa u largua nëpër natë. Ishte shumë e veçantë ajo zonjë, çdo veprim i saj ishte elegant, femëror. Nuk po i shqitej imazhi i saj. I duhej të nisej dhe ai me makinë për në shtëpi. Ai iku në shtëpi, mendja i punonte vetëm te gruaja me vathë perle. Dita e tij kishte qënë shumë e mirë, punonte gazetar dhe kishte mbyllur me sukses një rubrikë tepër të lodhshme. Donte të ishte në qetësi, vetëm, prandaj kishte shkuar në restorant të darkonte. Filloi t’i kujtonte të gjitha … Në momentin kur u ul në tavolinë, vështroi përqark rreth tij, ishte vëzhgues i vëmendshëm. Diku një çift, pa ca të rinj, në një tavolinw tjetër duhej të ishim biznesmen, pastaj një çift pleqsh,  kaq pa, filloi të konsumow  ushqimin. Ishte aq i ngadaltë në veprime sa po çuditej me veten, pinte me gllënka të vogla verën dhe shikonte përsëri nga tavolinat e tjera. Ashtu i përhumbur kur  ja … Shikon kamarierin që shoqëron një zonjë, në një tavolinë që ndodhej përballë tij. Zonja … !!!! po ishte një zonjë që mund të soditej, ishte shumë elegante në mënyrën si u ul, si rregulloi flokët, kishte shumë fisnikëri në pamjen e saj. E shikonte dhe e ndiente që muskujt e fytyrës ishin të relaksuar dhe kishte një vështrim të buzëqeshur, nuk e vriste mendjen se mund të diktohej nga zonja me vathë perle, përkundrazi donte të haste në vështrimin e saj , donte të dinte si do reagonte . Ajo ngre kokën dhe shikon drejt tij , pastaj fillon të ushqehet . Ai stoik në vështrimin e tij pret kontaktin tjetër të syve të saj . Ja ajo e shikon , të dy ishin çuditërisht në të njëjtin pozicion duarsh dhe pa mendime . Zonja hedh shikimin drejt tij, paksa e habitur , por ai nuk do tja di , është aq i kënaqur me pamjen dhe po e fuste trurin në zbërthim të karakterit të saj , si mund të ishte , çfarë pune bënte , përse ishte vetëm … Ajo e vështron përsëri , por tani pak e bezdisur pak ironi në shikim .Por veprimet e saj tregojnë tjetër gjë , janë të kontrolluara , nuk është mos përfillëse , e di që është nën vëzhgim . Kjo pamje vërtet po e relaksonte gazetarin , do donte ta përshkruante këtë grua , e me siguri do ta bënte sa të shkonte në shtëpi, një shkrim që nuk do e lodhte por ishte vetëm argëtim , do vinte në punë fantazinë . Kishte kohë që nuk shkruante për tema të tilla , gjë që e bënte vetëm për vete nuk i publikonte , ishin gjëra tepër shpirtërore , të tijat që e ndihmonin të ndihej mirë . Zonja po paguante , u bë gati dhe ai , priti që dera e restorantit të mbyllej pas saj . Çohet dhe paguan me shpejtësi, donte të dinte , po merrte taxi , kishte makinën e saj ?? Ja ajo drejtohet nga një makinë ëolksëagen e zezë, hap makinën me pult, hyn brenda , vendos çantën në sediljen e pasagjerit . Ul pasqyrën e makinës përpara vetes dhe shikohet , nga lëvizja e kokës dhe shprehija e fytyrës duket që nuk është e kënaqur me atë që shikon. Niset ikën nëpër natë. Ai shkon ngadalë në makinën e tij dhe mendja punon për shkrimin, kujton lëvizjet e saj , fytyrën , veshjen . Sot nuk do flinte herët. U zgjua si çdo ditë për në punë, rutina e përgatitjes në mëngjes zgjaste rreth një orë. Ariti në punë , asistentja i kishte vendosur si çdo ditë gazetat mbi tavolinë . U ul filloi të pinte kafen e saj të preferuar (nescafe) . I hodhi një sy gazetave. Ndalon … në faqen e brendëshme të gazetës ishte zotëria i restorantit … uuuuuu Lexon … një rubrikë interesante për ekonomine, i bëri përshtypje gjuha e përdorur , e thjeshtë por me koncepte shumë të qarta , shumë informative , një analizë perfekte !!! Qenka interesant zotëria !!! Një mendje e zhdërvjellët , intuitive … punon në këtë gazetë , hyri në google dhe lexoi rreth tij , jetonin në të njëjtin qytet, kishte karrierë të gjatë , mesa shikonte të suksesshme . Kishte jetuar në një qytet tjetër por tani ishte shpërngulur këtu . Mbylli gazetën , boll u mora me ty , e po kjo i tha vetes . Ç’kuptim ka ??? Si të jesh adoleshente , po kjo gazetë përse duhej të lexohej nga unë. Ajo i hidhte vetëm një sy titujve dhe ishte asistentja që i sugjeronte artikujt që duhej të lexoheshin nga ajo , ato që kishin të bënin me punën e saj. Ditët kalonin asaj shpesh i shkonte mendja te zotëria i restorantit dhe nuk haronte të lexonte çdo ditë rubrikën e tij , ishte bërë rituali i saj i mëngjesit. Ai shkoj në shtëpi , ishte i ngarkuar me mendime , do shkruante për gruan me vath perle. U shtri mori laptopin dhe filloi të shkruaj , mendimet i rridhin lirshëm dhe ai po shkruante me shpejtësi . Mendonte më shpejtë se shkruante , gishtrinjtë po i dukeshin të ngathet. E mbaroi , filloi ta lexojë , i pëlqeu . Kishte fantazuar pak , e mendonte atë në një zyrë duke pirë kafe me filxhan të madh duke lexuar gazetat . Po sikur të kishte lexuar rubrikën e tij ??? Vërtet do ishte interesante , do i pëlqente që ajo ta ndiqte. Mbylli laptopin por shkrimin e la në desktop. Dita e punës vazhdoi normalisht , ai kishte një kryeredaktore një grua afër pensionit , shumë energjike , një grua që gjithë jetën ishte veshur vetëm me kostume , shumë shik . Kur vajti në zyrën e saj për mbledhjen e ditës sytë i mbetën te vathët e saj , ishin perla , me të njëjtën madhësi si të zonjës së restorantit . Kryeredaktorja e pa që ai i kishte ngulur sytë te vathët e saj . Ka ndonjë gjë që nuk shkon ?? i thotë dhe vendos dorën mbi vathin e saj . Jo jo i thotë ai , vathët tuaj më pëlqejnë ! Ajo ngre vetullat lart e habitur , ai nuk ishte shprehur kurrë kështu në komunikmin midis tyre , megjithëse kishin vite që njiheshin dhe ishin miq. Mbaron mbledhjen , shkon në zyrë hap laptopin dhe në desktop i del ikona e shkrimit për gruan me vath perle , e hap dhe vazhdon në fantazinë e tij për të. Me sa duket do bënte një tregim interesant . Çdo ditë merrej me shkrimin, zonja me vathë perle kishte kohën e saj në ditën e tij. Kështu kaluan pesë ditë nga nata e restorantit për të dy! Ajo qëndronte përpara pasqyrës dhe shikonte kombinimin e veshjes së saj . Fustan i bardhë rruaza të zeza , vath të zinj dhe sandale të zeza, i pëlqeu , u bë gati të dilte, por u kthye i hoqi bizhutë dhe vendosi vetëm vathët perla. Doli për të shkuar në zyrë, nuk i punohej ishte ngritur me një ndjesi të çuditshme, një emocion të pa shpjeguar , ndihej e gjallë , sot donte të mos punonte shumë . Hyri në zyrë dhe si gjithmonë gazetat e prisnin aty, lexoi rubrikën e tij… mbylli gazetën dhe filloi ta rrisillte në mendje pamjen e tij . Tani mund ta shikonte ndryshe e nisur nga shkrimet që lexonte . Nuk ishte nga ata meshkuj të flirteve të lehta ,e ngacmimeve të vogla , jo ai kishte personalitet , e çuditi siguria e tij në veprime , ai e kuptonte e ndjente kur pranohej , nuk mund të ishte i refuzuar . Kjo tregonte që kishte një raport të veçantë me veten , nuk e trysnonte , nuk e drejtonte , ecte përkrah vetes së tij . Kishte hapsirën e tij të shenjt , ajo nuk prekej ishte pjesë e vetës se tij . Vetëm kur vetja kërkonte të mos ishte vetëm , hapsira bëhej për dy. Por a mund të gjendej një qënje tjetër ta pranonte atë ashtu ??? Vetja e tij kë mund të gjente ??? Një si ajo ???!!! E kishte bërë për vete inteligjenca e tij , e cila i bashkëlidhej një formimi kompleks Kështu e mendonte ajo atë !!! Qëndronte në zyrë pa bërë asnjë gjë , përplaste stilolapsin mbi tavolinë në mënyrë rritmike. Se zinte vendi , po dal tha . Hypi në makinë pa asnjë qëllim ku do shkonte. Filloi të ecte nëpër rrugë, po dëgjonte muzikë. U bë një orë ecje , ku nuk kishte shkuar , kishte vajtur ora e drekës. Po shkoj të drekoj . Po kë të telefonoj  ??? Vetëm nuk i shtyhej !!! Pastaj vetëtimthi mendoj – do shkoj te restoranti i asaj nate …. aty duhej të shkonte sigurisht vetëm ! U nis për aty! Ai e kishte pushim atë ditë , u zgjua vonë , çohej hante ndonjë frut dhe shtrihej përsëri, lexonte . U ngrit mori laptopin dhe po shikonte ca materiale për punën, u mërzit i la . Hapi tregimin për zonjën me vath perle , e kishte përfunduar tashmë , e printoj , e palosi dhe e la në tavolinë . U çua bëri një dush , kishte vajtur ora e drekës , në përgjithësi gatuante vet për të ngrënë , ushqimi ishte i rëndësishëm për të . Por ditët e pushimit donte vërtet pushim apsolut dhe nuk gatuante , hante jashtë. U vesh , kontrollon për çelsat e makinës , i gjeti dhe bëri të dilte , sytë i vajtën te tregimi i palosur , ju kujtua përsëri zonja misterioze , e mori shkrimin dhe e futi në xhep . Doli …. po mendohej ku të shkonte , ai i zgjidhte restorantet dhe nuk i ndëronte , i pelqente të ndihej komod me ambjentin , personelin dhe menynë. Po sikur të shkoj te restoranti i asaj nate. U emocionua , se kuptoj përse , ju duk se do shkonte në takim me të … po sikur vërtet të jetë aty …. çfarë do quhej kjo??? rastësi ? Jo nuk besonte te rastësitë , por te gjërat e destinuara që të ndodhin ashtu ! U nis drejt restorantit , gjithë rrugës mendonte për të , ajo ishte një grua me një trishtim të dukshëm në sytë e saj , por që nuk lejonte kush ti depërtonte . Kishte shumë personalitet në qënjen e saj . Dukej e mbështjellë në vetmi , njerëz të tillë e njohin shumë mirë veten dhe dinë çfarë kërkojnë. Nuk kërkojnë asnjëherë të mbushin a plotësojnë veten , por këta njerëz kërkojnë shpirtin e tyre të gjendur në një person tjetër.Kishte shumë dëshirë ta shikonte , kësaj rradhe do ti fliste nuk do i lejonte vetes të kundërtën. Hyri në restorant , tavolina ku ai ishte ulur atë natë ishte e zënë, por e zonjës me perla ishte bosh. Kamarjeri bëri pyetjen e tij të zakonshme sa veta ishin – sa persona zotri? Dy i thotë ai pa u menduar gjatë , shton dua te ajo tavolina atje! Ok i thotë kamarjeri dhe e shoqëron drejt tavolinës . Ulet , merr frymë thellë , ndjen sikur po pret dikë që po vonohet . Kamarjeri pyet për porosinë , prit të vi dhe personi tjetër – ja kthen ai! Lëviz instiktivisht nga padurimi këmbët . Është në ankth .., çudi i thotë vetes , përse je kaq i sigurt ??? Nuk ka kuptim ?? Po nga të vjen gjithë kjo parandjenjë !!! Të jetë telepati ??? Se di??? Në keto mendime sytë i panë atë , shtanget , zemra po i rreh fort , si ka mundësi ??? Po a doje ti kështu të ndodhte??? Çfarë ke?? Ja bën me dorë që të vinte aty , në tavolinën e tij , ajo kthen kokën për të pare me kë e ka . Asnjë pranë saj .Ai ja bën me gisht të drejtuar nga ajo duke i thënë që e ka me të . Ajo buzëqesh , por qëndron në vend . Ai ngrihet dhe shkon drejt saj . Ajo po e shikonte me vëmendje nuk e dinte gjatësinë e tij , ishte i gjatë një element që asaj i pëlqente . Mënyra e ecjes , gjithë qenja e tij po e pushtonte. Ai ju afrua . E përshëndeti , u prezantua . I kërkoj të uleshin të drekonin bashkë, ajo stepet nuk di të përgjigjet .Ai këmbëngul , i thotë , kam shkruar diçka për ju , kam nevoj të di jam i saktë në atë që shkruaj .Ajo ja kthen – po ti sikur je gazetar në fushën e ekonomisë?? Si ? i thotë ai – më ke lexuar ? Po – ja kthen ajo – çdo ditë – je i zoti në atë që bën !
A mund të ulemi tani në tavolinë? Nisen të dy drejt tavolinës për të drekuar si dy të njohur
Epilog Ishte mëngjes , hapi derën e apartamentit të saj për të dalë, çfarë të shikonte . Një tufë e madhe me lule… Uuuuuuaaaa tha , i mori në dorë dhe hyri brenda duke menduar , çfarë është sot , përse këto lule??? Shikon kalendarin , ishte data 22 !!! Nuk po i kujtohej gjë me këtë date!!! Shikon një kartolinë të vogël , e hap . Për zonjën me perla që hyri në jetën time si sot një vit ! Oooo sa u gëzua u hodh përpjet si fëmijë , kërkoj celularin ta merrte ta falenderonte . Por ndëroj mendje, jo jo do shkoj ta takoj vetë në zyrën e tij . Niset drejt redaksisë . Në hyrje , recepsioniste një vajzë e re, e përshëndet , i thotë emrin e tij , kam lënë takim ! Vajza telefonon në zyrën e tij“ Të kërkon një zonjë“ , si është i thotë ai . Po tani si ta shpjegoj , është zonjë… Çfarë vathësh ka ?
Çfarë ? Vathë ?? Po po vathë !! Një palë perla !!!!! Çfarë kuptimi ka ???!!! Ok po zbres. Ajo që nga ajo ditë që ishin njohur preferonte vetëm vath të tillë, të formave të ndryshme . Shkrimi i tij i kishte lënë shumë mbresa… ai përshkruante me imtësi çdo detaj dhe ti e shikoje shkrimin , nuk e lexoje , shkrimin e kishte titulluar , zonja me perla. Zbret e shikon atë që po e priste në kembe. Ajo i hidhet në qafë, duhet ti ngrej duart lart se ai është më i gjatë , e përqafon e shikon në sy dhe e puth leht, E di që të dua i thotë. Po e di i thotë ai , po sa ??? Shumë ….shumë … . Shumë … Ma trego sa !! Po duhet shumë kohë , ditë , vite , por çdo ditë të jetës time do ta tregoj , Ai e mbështjell me krahët e tij rreth belit e ngre nga toka dhe rrotullohen të dy , pastaj e ul dhe të dy duart ja vendos mbi faqe , e mban ashtu e shikon në sy sikur do të futet në brendësinë e tyre për të parë është zhdukur trishtimi ?? Nuk shikon asnjë trishtim ata shkëlqejnë dhe janë të lumtur . Pastaj e puth , i thotë -këtë doja të dëgjoja .