Thirrja e fortë që vjen nga protesta: Të bëhemi si gjithë Europa

41

Në protestën e mijërave qytetarëve, të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, mesazhi është që shqiptarët të marrin fatet e tyre në dorë dhe të bëhemi si gjithë Europa. ”Ne jemi shqiptarë dhe thërrasim në kauzë të gjithë shqiptarët, me dhe pa parti, që të ndryshojë diçka në këtë vend që të bëhemi si gjithë Evropa. Nuk ka kauzë më të madhe se Teatri, aty ndodh katarsisi. Kjo është një çështje që na takon të gjithëve. Unë do të doja drejtësi për atë togë pushkatimi që e vrau atë Teatër Kombëtar. I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të mos rrinë në shtëpi dhe të thonë “ç’më duhet mua”. Jo! Çdo gjë ka të bëjë me këtë vend, ka të bëjë me të gjithë sepse ka të bëjë me të ardhmen. Nuk bëhet ndryshimi duke ndjekur interesat tona të vogla”.