Budina: Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë tērrorist. Drejtësia të hetojë

311
Sigal

Regjisori Robert Budina tha se, Teatri Kombëtar u sulmua me një akt tērrorist, duke i kërkuar drejtësisë të hetojë porositësin dhe ekzekutuesin e sulmit më 17 maj. Duke folur nga podiumi i protestës, Budina theksoi se, kontrata me shtetin është thyer, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit dhe forca është i vetmi mjet veprimi dhe komunikimi.

“Kryeministri tha unë i kam votat dhe bëj ç’të dua. A i ka votat. Kërkojmë nga drejtësia të hetojë sulmin tērrorist, mbi aktivistët, qytetarët dhe intelektualët. kemi të gjitha pamjet se si tërhiqen zvarrë intelektualët se donin të mbronin jo teatrin por kulturën. E çuam në dëshpërim total që të kryente një akt tērrorist.

Motoja jonë është jo ikni por eja-eja-eja. Ai që thotë ik duhet të ikë vetë. Ne duhet ta fitojmë betejën me të keqen dhe për këtë kemi nevojë për të gjithë.

Mëngjesin e 17 majit republikës sonë iu vu kazma. Teatri Kombëtar u sulmua me një akt të mirëfilltë tērrorist, me njerëz të armatosur. Goditën godinën e TK me qytetarë në godinë. Është rastësi që nuk kemi viktima nga ky akt tērrorist. Pas kësaj ngjarje qytetarët vërshuan në rrugë për të ndaluar këtë masakër.

Këtu drejtësia ka marrë fund. Kontrata me shtetin është thyer, qytetarët kanë ngelur në mëshirë të fatit, forca i vetmi mjet veprimi dhe komunikimi. Kanë rënë institucionet, tani fjalën e keni ju, e ka sheshi. Nëse nuk ka një reagim të shpejtë të drejtësisë, qytetarët legjitimohen të mbrojnë veten dhe pasuritë e tyre me të gjitha format. Aleanca për mbrojtjen e TK ka depozituar dy kallëzime në SPAK ku akuzojmë direkt kryetarin dhe nënkryetarin e bashkisë për korrupsion dhe shpërdorim detyre tani dhe për vrasje në tentativë dhe nuk kemi pasur asnjë reagim nga SPAK. Të dalë para drejtësisë porositësi i sulmit dhe ekzekutuesi i sulmit më 17 maj.

Ju bëjmë thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë se vendi po rrëshqet në situatë pasigurie”, deklaroi Budina.