Partneri i Hueyda El Saied reagon përmes një postimi: ‘Ajo tregoi kurajo dhe s’u ankua kurrë’

94
Sigal

Pak javë pas ndarjes nga jeta të Hueyda El Saied, ka qenë partneri i saj i cili ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e  Instagramit të Hueyda-s.

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por unë dhe Gabriel duam t’ju falenderojmë për gjithë simpatinë e treguar dhe dallgët e dashurisë për Hueyda-n, dashurinë gjithpërfshirëse duke nisur që nga Tirana e saj e në të gjithë pjesët e tjera të botës. Faleminderit!

Hueyda u largua si një yll vezullues me kokën lart pas një lufte të egër! Ajo tregoi kurajo dhe forcë absolute pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë! Hueyda rrëmbeu admirimin e të gjithëve ne, por mbi të gjitha atë të dy fansave të më të mëdhenj në këtë luftë: Gabrielin dhe timen, dy dashuritë e saj.”- shkruan ai.

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në 23 nëntor, si pasojë e kancerit të gjirit në fazë të zhvilluar, sëmundje me të cilën luftoi për 1 vit. Kohët e fundit të jetës, ajo jetonte në Luksemburg së bashku me bashkëshortin Thierry dhe djalin Gabriel, i cili në korrik të 2021-it u birësua prej tij.