Robert Budina: Nëse nuk ka reagim nga drejtësia do ta pengojmë me forcë projektin për teatrin e ri

326
Sigal

Regjisori Robert Budina, nga foltorja e protestës për shembjen e Teatrit, u shpreh drejtësia të zbardhë krimin e terrorist që është bërë me 17 maj.

Budina tha se nëse nuk ka reagim nga drejtësia atëherë do të jemi ne që do të pengojmë me forcë që aty fshihet krimi që të mos vazhdohet me projektin e Bjarke Ingels.

Budina: E dua Teatrin aty ku ishte dhe sikurse ishte. Rama tha se ka votat dhe bën çfarë do. A i ka votat? Kërkojmë nga drejtësia të zbardhë sulmin terrorist që u bë mbi artistët, aktivistët dhe qytetarët. Kemi pamje kur tërhiqen zvarrë intelektualët.

Ne jemi kockë e fortë dhe këtë e kemi treguar për dy vite e shtatë muaj. Halli i tyre nuk është vetëm Teatri, por kultura dhe nëse nuk kthejmë tempullin e qytetarisë. Nuk do ta fitojnë kurrë betejën e tyre. Faktori ndërkombëtar po reagon me shpejtësi me atë që po ndodh në Shqipëri. Motoja jonë nuk është ik, ik, por eja, eja!

Ai që thotë ik të ikë vetë. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë me të keqen dhe duhet të kemi mbështetjen e të gjithëve. I kërkova policisë që të vënë vajza sepse ne nuk jemi njerëz të dhunës, por të fjalës së mençur, të durimit dhe të një vendi që do të bëhet.

Ne akuzojmë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Bashkisë dhe nënkryetarin e bashkisë, ministrin e Kulturës, drejtorin e IMT-së, drejtorin e Teatrit Kombëtar, këshillin e bashkiak, dhe të gjithë titullarët që veprimet dhe mos veprimet e tyre prodhuan ngjarjen kriminale të 17 majit.

Një hap i parë për të qetësuar situatën që po përshkallëzon është ndalimi i çdo punimi në truallin e Teatrit Kombëtar. Ndërtesa, nga prokuroria duhet të hetohet dhe shpallja e procedimit penal për autoritetet e përfshira.

Nëse nuk ka reagim nga drejtësia atëherë do të jemi ne që do të pengojmë me forcë që aty fshihet krimi që të mos vazhdohet me projektin e Bjarke Ingels. Ju bëjmë thirrje autoriteteve të drejtësisë, ndërkombëtarëve të reagojnë. Vendi po rreshket në situatë pasigurie!