Tartar Bazaj habit sërish: Pse nuk mi jepni njëherësh tollonat e naftës

855
Sigal

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj godet serish me një tjetër letër dërguar kreut të KLP-së Gent Ibrahimi.

Pas kartolinave, Bazaj tani kërkon që tollonat e naftës t’i jepen njëherësh e jo të ndarë.

Duke i rikujtuar Ibrahimit se i kërkoi votën për tu bërë kryetar dhe ai e mbështeti, Bazaj thekson se ndjehet i diskriminuar dhe do ti drejtohet gjykatës.

Një ditë pas i u publikua letra qesharake që anëtari i KLP-së Tartarj Bazaj i dërgonte kreut të këtij institucioni Gent Ibrahimi, se përse nuk i kishte dhënë kartolina urimi për vitin e ri, sot një tjetër letër edhe më pak serioze.

Në një shkresë, aspak institucionale dhe me përmbajtje jo të denjë për një funksionar aq të lartë shtetëror, Tartar Bazaj i bën një rezyme marrëdhënies që ai ka pasur me Ibrahimin dhe për mospërmbushje të kushteve të miqësisë mes tyre dhe mos ushtrimin siç duhet të detyrës, ai e paralajmëron kreun e KLP-së se do e padisë në gjykatë.

Në shkresën që mban datën 28 janar të këtij viti, anëtari i KLP-së Tartar Bazaj, tregon se si Gent Ibrahimi i ka kërkuar atij që ta mbështesë me votë për tu zgjedhur kryetar i KLP-së dhe për këtë veprim, Bazaj shprehet se Ibrahimi i detyrohet atij për këtë votë.

E sipas Bazajt, Ibrahimi ka nisur t’ja kthejë nderin duke i shprehur se ka mik gazetarin Artur Çani dhe ai do të ndërhynte që Çani të mos i binte më qafë. E në këtë kuadër dhe si kthim nderi për votën, Bazaj shkruan se Gent Ibrahimi i ka kërkuar gazetarit Çani që të mos i bjerë më qaf madje edhe i ka kërkuar Bazajt që trë shkojë në televizion e ti jap materiale Artur Çanit.

Por fill pas këtij episodi, anëtari i KLP-së Tartar Bazaj nis edhe pakënaqësitë e tij, për mënyrën se si Gent Ibrahimi po e drejton KLP-në.

Duke i vënë edhe njëherë në dukje  se nuk i ka dhënë kartolina për të shpërndarë urimet e vitit të ri, Bazaj shton kërkesat, ku më kryesorja sipas tij është mënyra e shpërndarjes së tollonave të naftës. Bazaj i kërkon Ibrahimit që të marrë masat që ti jepen menjëherë 150 litra karburant sa është norma mujore dhe jo t’ia jap atë me tollona me 10 apo 20 litra.

Për mos përmbushjen e këtij detyrime dhe pakënaqësive të tjera, Tartar Bazaj paralajmëron Gent Ibrahimin se është duke përgatitur për ta ndjekur rrugën gjyqësore për këtë diskriminimin që po i bëhet.