Studentët e Mjekësisë në protestë: Kundër punësimit me detyrim

90
Sigal

Studentët e Mjekësisë do të dalin sërish në protestë paraditën e sotme.

Me anë të postimeve në rrjetet sociale ata u kanë bërë thirrje kolegëve të tyre që të protestojnë për të kundërshtuar draftin e qeverisë Rama që tu bllokojë diplomat për 3 vite, në mënyrë që të jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri.

Në posterin e publikuar në rrjetet sociale ata kanë njoftuar se do të mblidhen në orën 10:00 para rektoratit të UMT-së dhe më pas do të marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Sipas tyre ky draft i qeverisë për t’i penguar ata të punojnë jashtë vendit është i padrejtë dhe se qeveria në vend që të bëj këtë duhet që të përmirësojë kushtet që ata të qëndrojnë.

Studentët e Mjekësisë në protestë: Kundër