Policia e befason teksa drekonte, shqiptari i shpallur në kërkim kthen ‘përmbys’ restorantin

655
Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane është arrestuar teksa drekonte me familjen dhe miqtë në një restorant në qendër të qytetit të Termes. Për arrestimin e tij karabinierët ishin angazhuar prej 10 ditësh dhe po prisnin momentin e duhur.
Përfundimisht, agjentët e stacionit të policisë së Montecatinit e gjetën atë brenda restorantit. Pa u vënë re, arritën t’i afroheshin duke i kërkuar dokumentet. Por pasi refuzoi t’ia tregonte, ai goditi njërin prej policëve dhe më pas u përpoq të largohej.
Policët nuk u dorëzuan dhe ai i irrituar hedh karrige mbi to. Dreka normale në restorant u kthye në tmerr për të pranishmit ku nuk mungonin as shumë fëmijë.
Edhe pse dy agjentë policie morën plagë të vogla dhe përfunduan në urgjenci pranë spitalit në Pescia karabinierët arritën ta kapnin shqiptarin. 32-vjeçari akuzohet për një sërë aktivitetesh kriminale, si trafik droge dhe vjedhje.
Sigal