Vodhi në ambientet e spitalit të Elbasanit, arrestohet “skifteri” elbasanas

153
Sigal

Një 27-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka vjedhur në ambientet e spitalit “Xhaferr Kongoli” në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor “The End”. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu është autor edhe i një sërë vjedhjesh të tjera.

I arrestuari, autor edhe i disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në qytetin e Elbasanit, gjatë këtij viti.

Njoftimi

-Më datë 23.03.2022, në rrugën “Rinia”, i ka vjedhur çantën e dorës, një shtetaseje;

-Më datë 21.05.2022, ka vjedhur 2000 euro, në banesën e një shtetasi;

-Më datë 08.08.2022, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë natës, ka vjedhur me thyerje, në banesën e një shtetaseje, ku ka marrë sende me vlerë 100 000 lekë të rinj;

-Më datë 14.09.2022, në lagjen “Vullnetari”, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë në brendësi të tij, 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.