SPAK depoziton tetë kërkesa për izolimin në burg të pjesëtarëve të grupeve krīminale

303
Sigal

Prej katër muajsh kreu i SPAK ka depozituar në ministrinë e Drejtësisë tetë kërkesa për izolimin e bosëve të krīmit.

Ligji për regjimin e posaçëm 108/2018 i njohur edhe si “41-bis” është në fuqi prej 30 janarit 2019.

Një ditë më parë kreu i burgjeve Agim Ismaili deklaroi se asnjë i burgosur nuk është futur në këtë regjim.

Sipas legjislacionit në fuqi vendimmarrja i takon Ministrit të Drejtësisë pasi nuk janë të përcaktuara afate e sipas po këtij ligji Ministrja e Drejtësisë vendos pasi mbledh informacion nga institucionet e vuajtjes së dënimit.

Burgjet i referojnë informacion SPAK e më pas kjo prokurori ja përcjell ministrisë vendimin.

Tetë kërkesat janë për të dënuar të cilët janë në burgje si pjesë të grupeve krīminale të drogës, prostītucionit dhe vrāsjeve.

Aktualisht në paraburgim 313-të janë dhjetë qeli të regjimit “41 bis”.

Në këtë regjim nuk lejohet telefoni, monitorimi bëhet 24 orë me kamera, nuk lejohet televizori, je i veçuar nga të tjerët dhe nuk lejohen takimet