Zjarri në Tiranë, neutralizohen flakët në pallat, tre banorë në spital

167
Sigal

Janë neutralizuar flakët në pallatin pranë zonës së Freskut, në Tiranë.

Deri më tani janë evakuuar disa banorë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në spital për për shkak të asfiksimit nga tymi.

Gjendja e tyre shëndetësore nuk është rëndë, por do t’u nënshtrohen një kontrolli mjekësor.

Një nga banoret e pallatit ka treguar se në momentin që ka rënë zjarri një çift ka dalë me vrap zbathur, duke lënë gjithçka brenda përveç maces.

Ajo tregon se gjatë gjithë ditës kishte ardhur era gaz, çka dyshohet të ketë sjellë zjarrin.

“Vetëm në shkallë kishte tym se te penxheret e mia jo. Zjari ra para. Te apartamenti kur a zjarri ishte vetëm një çift dhe e kanë me qira shtëpinë, dhe macen e kishin marrë në dorë, telefonat i kishin lënë të gjitha, zbathur kishin dalë të dy. Ajo tjetra lartë kishte bombol, vinte era gaz gjithë ditën në shkallën. S’ua vuri veshin asnjë. Shyqyr me kaq”, tha ajo