Kush është Enes Sali, nxënësi 15-vjeçar i Hagi-t që shkroi historinë me Rumaninë

206
Sigal

Pesëmbëdhjetë vjeç dhe është një prej talenteve më premtues të futbollit. Enes Sali përfaqëson të ardhmen edhe të tashmen e futbollit rumun. Mesfushori sulmues i lindur në vitin 2006, nxënës i njëfarë Gheorghe Hagi tek Farul Constanta në Ligën 1 rumune, të dielën shkroi historinë duke debutuar në moshën 15 vjeç e 264 ditë për Kombëtaren e vendit të tij. Ndodhi ndaj Lichtenstein, në një ndeshje që shënon një rekord për t’u mposhtur.

I lindur në Toronto të Kanadasë, Sali u rrit në Woodbridge Strikers dhe më pas në “La Masian” prestigjioze të Barcelonës, përpara se të kalonte në ekipin e të rinjve të klubit të drejtuar nga “Maradona  i Karpateve”. Një gëzim i madh për të, duke pasur parasysh tetë ndeshjet (1 gol)  në kampionatin romun mes emrave të mëdhenj.

Enes Sali është i fortë teknikisht dhe është i aftë t’i kalojë lehtësisht kundërshtarët. Roli i tij? Mesfushor sulmues, por edhe anësor sulmues apo sulmues i dytë. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të vijoj karriera e talentit rumun.