Grabitja e 50 mijë eurove në Ksamil, Vangjel Pella kërkon sërish lirinë, Gjykata nuk ia pranon

233
Sigal

Grabitja e 50 mijë eurove në 3 korrik të këtij viti me banesën e biznesmenit Lorenc Poka në Ksamil, vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.

Ky i fundit ndërkohë ka bërë disa herë kërkesë për të dalë nga qelia, duke i kërkuar Gjykatës së Sarandës një masë më të lehtë sigurimi.

Përmes avokatit të tij, ai ka parashtruar se “personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake. Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale”.

Veç kesaj, kërkesës i është bashkangjitur edhe një deklarim tjetër i Hil Memës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me force, pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij.

“Në këto kushte, duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella, pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet në kërkesë.

Në deklarimin e tij shtetasi Vangjel Pella thotë se nuk e njeh shtetasin Hil Mema dhe nuk ka dijeni për vjedhjen e banesës së shtetasit Lorenc Poka në datën 03.07.2021.

Megjithate Prokurori Ilir Hoxha prapësoi se nuk ka asnjë rrethanë të re si dhe asnjë provë që të mund të justifikojë zbutjen e masës së sigurimit. I te njejtin mendim ka qene edhe Gjyqtari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës së personit nën hetim Vangjel Pella si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “vjedhja e kryer në bashkëpunim kur ka sjellë pasoja të rënda”, duke e lene serish ate ne qeli. Vangjel Pelles i eshte refuzuar kerkesa per lirim edhe ne 25 tetor.

Per ngjarjen ne fjale, vazhdojne te jene ne kerkim kosovaret Getoarb Mulliqi dhe Nderim Curri.