Rënia drastike e shitjeve, tregtarët: Kriza e konsumit po step investimet

340
TIRANA, ALBANIA - SEPTEMBER 6, 2017: Unknown people visit large modern shopping center Toptani, Tirana, Albania
Sigal

Kriza e konsumit është edhe më e thellë nga sa raportojnë statistikat zyrtare. Të dhënat e shoqatës ”Bashkimi Tregtar i Shqipërisë”, që përfaqëson prodhues, distributorë dhe shitës me pakicë, tregojnë se shitjet në këto sipërmarrje kanë rënë ndjeshëm.

Mira Pogaçi, Drejtoreshë Ekzekutive e “Bashkimit Tregtar të Shqipërisë”, shprehet “Produktet bazë ushqimore kanë patur rritje konsumi gjatë marsit, por u vu re ulje në prill. Produktet e tjera kanë rënë deri në 70%. Ka një mesatare rënieje prej 40%”,- thotë ajo.

Mbi gjysma e bizneseve të anketuara deklarojnë se kanë pasur rënie si të numrit të shitjeve ditore, ashtu edhe të vlerës mesatare të xhiros. Kjo tkurrje që vjen nga kriza, ka detyruar bizneset të rishikojnë planet e tyre.

Sipas Bankës së Shqipërisë, si konsumatorët, ashtu edhe bizneset kanë shfaqur një rënie historike të besimit për ecurinë në të ardhmen, ndikuar pjesërisht edhe nga pasiguritë për situatën pandemike gjatë muajve në vijim.