Në Tiranë votuan 15.86%

563
Sigal

Sipas shifrave zyrtare, në kryeqytet morën pjesë në votime 105,102 votues, ose thënë ndryshe 15.86% e qytetarëve me të drejtë vote në kryeqytet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së.

Sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot. Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve.

Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%. Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit. Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%. Bashkia e Korçës, e drejtuar prej vitesh nga Partia Socialiste, refuzoi në mënyrë masive zgjedhjet monopartiake të Edi Ramës. Sipas rezultateve zyrtare, në bashkinë më të madhe në juglindje të vendit votuan vetëm 14,380 qytetarë, ose në shifra 13,21%.