Të shtënat në Kukës/ Sherri nisi nga dy fëmijë, autori u kap me kallashnikov gati për të shtënë

190
Sigal

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga konflikti me armë në Kukës që mund të kishte shkaktuar dhe viktima, por që u parandalua në kohë nga policia.

Mësohet se zanafilla e konfliktit nisi nga dy fëmijët 10-vjeçarë të dy fqinjëve, dhe më pas e vijuan të rriturit.

Behar Elezi në gjendje të dehur mori armën kallashnikov, dhe në momentin kur është kapur kishte fishek në gojë.

Atij iu hoq arma nga dora ndërsa Elezi reagoi duke u përleshur me zv/drejtorin e Policisë Kukës dhe një oficer, të cilët e neutralizuan.

Gjithsesi Elezi mundi me kallashnikov të dëmtojë makinën e fqinjt R.S, si dhe një tjetër që ishte në lëvizje.