Presidenti Meta: Ndryshimet kushtetuese cënojnë Marrëveshjen e 5 qershorit, parlamenti është jo kushtetues

276
Sigal

Presidenti Meta në një konferencë shtypi nga selia e presidencës theksoi se duhet miratuar vetëm Marrëveshja e 5 qershorit mbështetur nga SHBA, BE dhe Britania e Madhe. Tentativat e sotme për të ndryshuar Kushtetutën me një parlament ilegjetim me 122 deputetë, ku sipas Kushtetutës duhen 140 deputetë, nuk do të njihen nga Kryetari Shtetit.

Presidenti shtoi se loja e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën është shkatërruese për të vazhduar negociatat me BE.

“Kam që në 2 mars që në veshët e mi kumbon thirrja e popullit “shpërndaje Kuvendin!”– kështu u shpreh Presidenti Meta në konferencën për mediat, ndësa kërkoi reflektim për ndryshimet kushtetuese në vend. Kreu i shtetit theksoi se nuk është kundër heqjes se koalicioneve, por ky vendim tha Meta i perket popullit, përmes referendumit.

Paralajmërimet kanë qenë të qarta, por mund të jenë në interes të atyre që kërkojnë trazira në këtë vend. Nuk i ka thënë presidenti shqiptarëve ikni, edhe populli aty ishte me 2 mars, nuk më ikin thirrjet ‘shpërndaje parlamentin’ ndaj është moment që t’i thërrasin mendjes. Duan pa koalicione ta vendosin me referendum, patjetër por ta vendosë populi është thelbësore për demokracinë. Sovraniteti i përket popullit, e keni në pikën 6 të kushtetutës”- tha Meta.